Një i ri çek, që ka shpenzuar rreth 20.000 euro për t’u dukur si kukulla e famshme Barbie, shprehet i habitur se pamja e tij e re nuk u pëlqen edhe aq shumë femrave.
Honza Simsa shkon në punë i veshur si mashkull dhe thotë se pëlqen femrat, por në kohën e lirë dëshiron të duket si femër, duke vendosur qerpikë të gjatë, duke mbathur taka dhe duke vënë paruke, shkruan “TheSun” të mërkurën.
“Mund të vishem dhe të dukem si femër, por në mendjen time jam mashkull 100%. Më tërheqin femrat, por disa nga ato e kanë problem pamjen time të jashtme. Dua që edhe femrat me të cilat dal, të duken si Barbie”, shprehet 26-vjeçari i cili ka bërë shumë modifikime në fytyrë për t’u dukur si kukull.