Kuriozitet

Rrëshqitjet e dheut në Alaska mund të shkaktojnë cunamin më të fuqishëm në botë

Descriptive Text

Një grup shkencëtarësh kanë në qendër të vëmendjes akullnajën Berry Arm në Alaska.

Rrëshqitjet e ngadalshme të dheut e kanë bërë këtë akullnajë temën kryesore në shtetin amerikan.

Shkencëtarët janë të shqetësuar pasi këto rrëshqitje të dheut janë më të mëdha se ato të viteve 2015 dhe 2017.

Ata kanë thënë se rrëshqitja e dheut mund të krijojë një cunami aq të madh sa do të shkatërronte qytete që ndodhen qindra kilometra larg.

Shkencëtari Ronald Daanen ka bërë vlerësime tokësore në lidhje me rrëshqitjet e dheut në Alaska. Ka thënë se rreziku është shumë i madh.

“Është një prej rrëshqitjeve më të mëdha në histori. Është një prej atyre rrëshqitjeve të dheut, nga e cila nuk e pret se çfarë do të ndodhë. Dheu është duke rrëshqitur dhe në rast se mali shembet në ujë atëherë mund të krijojë dallgë të mëdha të cunamit”.

Modelet parashikuese kanë treguar se mund të jetë një cunami shkatërrues që mund të zgjasë deri në 20 minuta.

Vlerësohet se dallgët mund të arrijnë deri në 15 metra lartësi.

Shkencëtarët kanë thënë se akullnajat nëpër botë po përballen me të tilla katastrofa.

Shkaktare e këtyre katastrofave nëpër akullnaja është ngrohja globale.

Në vitin 1958 në Gjirin Lituya në Alaska, zonë e pabanuar, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut u shemb një mal i tërë dhe krijoi dallgë të lartë deri në 487 metra, duke lënë të vdekur dy peshkatarë.

Robert Weiis, profesor në Virgjinia Tech Center, ka thënë se rrugëtimi i dallgëve dhe rrëshqitjeve të dheut nuk mund të parashikohet.

“Problemi me këto lëvizje është se nuk janë të vazhdueshme. Nuk janë si një veturë që lëviz me një shpejtësi të njëjtë. Shpesh dinë të jenë shumë të shpejta dhe ndalen, pastaj shpejtojnë dhe është e vështirë të parashikohen”.

Tërmetet e mëparshme kanë krijuar cunami në Alaska, por nuk kanë qenë vdekjeprurës.

Shkencëtarët janë duke punuar në gjurmimin e lëvizjeve të dheut me një radar të ndryshëm në atmosferën e tokës.

Ndërkaq shkencëtarë të tjerë janë duke punuar në krijimin e sistemeve të alarmimit në rast se detektohen dallgë të cunamit.