Kuriozitet

Qeni i vogël i vërsulet ariut, ky i fundit largohet “me të katërta” tenton të ngjitet në pemë

Një video qesharake është bërë virale në rrjete sociale.

Në një park të British Columbia të Kanadasë, shfaqet një qen i vogël i cili i vërsulet një ariu të zi, e ky i fundit largohet me shpejtësi nga frika dhe tenton të ngjitet në pemë. Qeni i përkiste çiftit David dhe Marissa Jonsson.

Ata thanë se e morën atë me vete në piknikun që realizuan me familjen dhe kur kanë parë episodin me ariun kanë shpërthyer në të qeshura.

Një reaksion të tillë kanë pasur dhe përdoruesit në rrjete sociale, të cilët e kanë shoqëruar videon me pëlqime dhe komente të shumta.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.