Lëmsh

Një diamant i rrallë mund të shitet 38 milionë dollarë

Një diamant i rrallë mund të shitet 38 milionë dollarë

Një diamant i rrallë, ngjyrë vjollcë, është vendosur në shitje nga shtëpia e ankandit Sotheby’s, që vlerëson se ai mund të arrijë deri në 38 milionë dollarë.

Guri i çmuar 14.83 karat, i quajtur “Shpirti i Trëndafilit”, do të dalë në shitje në Zvicër muajin tjetër, më shumë se tre vjet pasi u zbulua në një minierë në verilindje të Rusisë.