Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjyshja nga India përfshihet në listën e revistës “Times” të personave më me ndikim për vitin 2020

Një 82-vjeçare nga India, që ishte fytyra e një proteste në vendin e saj, është përfshirë në listën e revistës Times të 100 personave më me ndikim në vitin 2020, shkruan BBC.

Bilkis ishte pjesë e një grupi të grave që protestuan në mënyrë paqësore kundër një ligji kundërthënës të shtetësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe aktorja e Bollywoodit, Ayushmann Khurana, po ashtu gjenden në listë.

Në listën vjetore gjenden pionierë, liderë dhe ikona nga bota që kanë pasur ndikim gjatë vitit.

Profil i Bilkisit në “Times”, që njihet ndryshe edhe si “Gjyshja”, është shkruar nga gazetarja dhe shkrimtarja Rana Ayyub, që e ka përshkruar atë si “zëri i të margjinalizuarëve”.

“Bilkisi i ka dhënë shpresë dhe fuqi aktivistëve dhe liderëve të studentëve që po arrestoheshin për ngritjen e zërit në një demokraci që po rrëshqite në autoritarizëm”, ka shkruar Ayyub.