Lëmsh

Një oqean i ri po lind në Afrikë dhe do ta ndajë kontinentin më dysh

Një oqean i ri po lind në Afrikë dhe do ta ndajë kontinentin më dysh

Në një nga zonat më të nxehta të planetit, rajoni Afar në Etiopi, një çarje rreth 60 kilometra e gjatë dhe 8 e gjerë është hapur në tokë. Këtu temperatura gjatë ditës arrin 55 gradë, natën 35, por kjo nuk ndikon në atë që po ndodh. Nuk është madje rezultat i një fundosjeje, apo i një lëvizjeje telurike, por diçka shumë më e madhe. Në fakt, gjeologët kanë gjetur prova se në këtë pikë, ne jemi dëshmitarë të lindjes së një oqeani të tërë, një masë uji kaq e madhe sa që për disa miliona vjet ajo shkretëtirë do të jetë kthyer në një det gjigant.

Këtu është bashkimi midis tre pllakave tektonike, asaj arabe, asaj të Nubia dhe asaj të Somalisë, të cilat ngadalë po largohen nga njëra-tjetra. Ata formojnë një lloj ypsiloni. Pika e takimit është midis Xhibuti dhe Eritrea (dhe Afar është pak më shumë se 50 kilometra larg), këmba e gjatë formon Luginën e Riftit e cila shtrihet për 6 000 kilometra në jug, krahu i majtë shkon nga Deti i Kuq në gadishullin Sinai, e djathta formon kreshtën e Adenit.