Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet një kantinë fenikase 2 600-vjeçare në Libanin Jugor

Bejrut, 21 shtator– Një ekip i përbashkët arkeologësh libanezë dhe gjermanë zbuluan një kantinë vere fenikase 2 600-vjeçare në Libanin Jugor, sipas një profesori në Universitetin Amerikan të Bejrutit (AUB).

“Është një zbulim shumë i rëndësishëm pasi është prova e parë arkeologjike e një industrie vere fenikase në Liban. Na dha një pasqyrë të ekonomisë fenikase”, shtoi Helene Sader, arkeologia bashkëudhëheqëse e ekipit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kishim prova tekstuale për verën fenikase nga Byblos (në veri të Libanit) dhe Sidonit në jug dhe tani kemi prova arkeologjike të prodhimit të verës fenikase”, shtoi ajo/DPA.