Kuriozitet

Malajziasi gjen video e selfie qesharake të një majmuni në telefonin e humbur

Një malajzias e gjeti telefonin e humbur në një vend që njihet si xhungël, e që ai dhe familja e tij shumë pranë kanë ndërtuar një shtëpizë.

Por kur gjeti telefonin, u befasua me fotot dhe videot që ishin realizuar nga një majmun.

Videoja duket shumë qesharake. Majmuni kishte gjetur telefonin dhe për çudi, kishte hapur kamerën dhe kishte realizuar selfie. Madje, duket sikur edhe provon ta hajë telefonin.

Zackrysz Rodzi e publikoi videon nga telefoni i tij në Twtitter.

20-vjeçari i tha BBC-së se telefoni i tij ishte zhdukur gjatë natës.

“Mendova se ishte magji. Nuk kishte askund në shtëpi ndonjë shenjë grabitjeje. E vetmja gjë që mungonte ishte telefoni im”, tha ai.