Lëmsh

Fitoi në lotari mbi 60 milionë euro, paraqitet për ta marrë çmimin në momentet e fundit

Fitoi në lotari mbi 60 milionë euro, paraqitet për ta marrë çmimin në momentet e fundit
Foto: PA

Fituesi i xhekpotit të lotarisë në vlerë 58 milionë funte (rreth 63 milionë euro) është paraqitur për të marrë çmimin në momentet e fundit, shkruan “Daily Star”.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Camelotit.

“Ne mund ta konfirmojmë se aktualisht jemi duke finalizuar verifikimin e një kërkese të bërë për pranimin e çmimit dhe jemi në proces të aranzhimit të pagesave për t’u bërë për pronarin e tiketës fituese. Kur çdo gjë të verifikohet dhe paguhet, ne do ta lëshojmë një konfirmim”, është thënë nga zëdhënësja.