Kuriozitet

Një diamant 102 karatësh në ankand në Hong-Kong

Një diamant i bardhë në formë ovale dhe 102 karatë do të shitet në ankand më 5 tetor në Hong Kong nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” që, e sigurtë në fuqinë e tregut, nuk ka vendosur çmim dysheme dhe nuk ka marrë garanci.

”Sotheby’s” nuk ka dhënë vlerësim zyrtar për këtë diamant prej 102,39 karatësh ekzaktësisht, ngjyra D dhe tipi IIa, cilësia më e lartë për sa i përket pastërtisë dhe transparencës.

“Historikisht, diamante të këtij kalibri dhe të këtyre përmasave janë shitur rreth 11 dhe 33 milionë dollarë”, theksoi Quig Bruning, zyrtar i departamenti të argjendarisë tek ”Sotheby’s” në Nju Jork.

Vetëm shtatë diamante të tjerë të bardhë mbi 100 karatë (një karat është i barabartë me 0,2 gram) dhe me cilësi ekuivalente janë shitur në ankand.

Në nëntor 2017, diamanti më i madh i paraqitur ndonjëherë për shitje, me 163,41 karatët e tij u ble në Gjenevë për 33,8 milionë dollarë, përfshirë tarifat dhe komisionet, një rekord botëror në këtë kategori.

Megjithatë, ky nuk është rekord për një diamant.

Në prill të vitit 2017, diamanti rozë “Ylli rozë” u shit për 71,2 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga ”Sotheby’s” në Hong Kong/AFP.