Nuk është e jashtëzakonshme kur dëgjoni se një gjarpër bën vezë.
Por një piton në SHBA ka lëshuar vezë pa ndihmën e mashkullit. Kjo është e jashtëzakonshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Missouri, nga kopshti zoologjik, rojet kanë njoftuar se një piton ka lëshuar 7 vezë pa pasur kontakt me gjininë mashkullore për 15 vjet.
Siç raporton BBC-ja, kujdestarët e pitonit madje janë befasuar edhe nga mosha e pitonit që solli në jetë të vegjlit. Është vlerësuar se pitoni është rreth moshës 62-vjeçare. Dhe gjithashtu besohet se është pitoni më i vjetër që është gjallë.
Mark Wanner, që është menaxher i kopshtit zoologjik “Saint Louis”, e përshkroi rastin si dukuri unike.
“E mahnitshme, një piton i kësaj moshe është në gjendje të riprodhojë një tufë vezësh. Unike”, u shpreh ai.
Tri prej këtyre vezëve janë në inkubator dhe pritet të çelin brenda muajit.