Lëmsh

Dekada e fundit, më e nxehta e regjistruar në Tokë

Dekada e fundit, më e nxehta e regjistruar në Tokë
Foto: Reuters

Një raport i publikuar të mërkurën tregon se 2019 ishte një tjetër vit ekstremesh për klimën e Tokës duke sjellë edhe një panoramë të zymtë të realitetit për ngrohjen globale.

Vitin e kaluar u panë zjarre shkatërrimtare në Australi, rajone të shumta përfshirë Evropën, Japoninë, Pakistani dhe Indinë përjetuan valë vdekjeprurëse të nxehti. Thuajse 100 ciklonë tropikalë shkaktuan kaos. Akullnajat dhe akujt në dete vazhduan të shkriheshin me nivele shqetësuese dhe thatësira e përmbytje shkatërruan të mbjellat dhe infrastrukturën.