Qeni i parë që rezultoi pozitiv me koronavirus në Karolinën e Veriut ka ngordhur.
Qeni që kishte shfaqur shenja shqetësimi në frymëmarrje, u dërgua në Spitalin Shtetëror Veterinar të NC më 3 gusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi përfundoi duke iu nënshtruar sëmundjes akute dhe pronari njoftoi stafin në Spitalin veterinar që një anëtar i familjes kishte rezultuar më parë pozitiv me Covid-19, transmeton oranews.
Sipas NCDHHS, mostrat nga kafsha u morën dhe më pas për u dërguan drejt laboratorit për të kuptuar a ishte i infektuar me koronavirusin apo jo.
Familja së bashku me zyrtarët e Shëndetit shtetëror dhe Departamendi i Karolinës së Veriut për Bujqësi dhe Shërbime të Konsumatorit u njoftuan menjëherë për rezultatin pozitiv.
“Nuk ka asnjë indikacion akoma nëse qentë mund të trasmetojnë virusin te kafshët e tjera, kështu që nuk ka asnjë justifikim në marrjen e masave kundër kafshëve”, tha veterineri i Shtetit, Dr Doug Meckes në deklaratën e dhënë për NCDHHS-në.