Është shitur në ankand për 1.32 milion dollarë kitara ikonike akustike e Elvis Presley, Martin D-18 e 1942. Kjo është pa diskutim aseti më i vlerësuar i Presley-it, transmeton BW njoftimin.
Elvisi e ka mbajtur këtë kitarë në karrierën e tij nga viti 1954 dhe 1956. Është quajtur ‘Sun Sessions’ sepse mbreti i Rok and Roll e ka përdorur në studiot ikonike të Sun Studios të Memphis për të regjistruar disa nga këngët e tij më të famshme dhe të paharrueshme, mes të cilave ‘That’s All Right (Mama)’, ‘Blue Moon of Kentucky’ dhe ‘Good Rockin’Tonight’.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoElvis e kishte blerë këtë kitare nga O.K. Houck’s Piano Store, një dyqan instrumentesh muzikore në Memphis, duke dorëzuar Martin 000-18 e tij. Ai dekoroi trupin e kitarës me germa metalike që formonin emrin e tij ‘ELVIS’. Mbeti vetëm ‘ELVI’, sepse ‘S’ kishte rënë.