Lëmsh

Zambakët e Liqenit të Dushkut mbi Gramsh, një mrekulli natyrore

Zambakët e Liqenit të Dushkut mbi Gramsh, një mrekulli natyrore

Liqeni i Dushkut, ose siç njihet ndryshe liqeni i Zambakëve, i ndodhur në afërsi të fshatit Lenie, Gramsh, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një destinacion turistik vitet e fundit.

Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi 400 m. Ka botë të gjallë të pasur, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë. Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish, të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve.