Kuriozitet

Roboti kuzhinier

Robotët që dinë të gatuajnë, qoftë hamburgerë apo ushqime të tjera të shpejta, janë duke u kërkuar me të madhe kudo nëpër botë. Krejt kjo për shkak se restorantet po mundohen që t’i mbajnë kuzhinat sa më pastër në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Dhe prandaj shumica e tyre tanimë kanë zbatuar distancën e detyrueshme mes punëtorëve dhe klientëve. Angazhimi i robotëve në shërbimin e ushqimeve ka qenë trend edhe para pandemisë, por tani wshtw shndërruar nga inovacioni në domosdoshmëri.

“Kjo është mënyra e vetme si mund tw ofroni shërbime të sigurta për myshterinjtë”, thotë Vipin Xhain, bashkëthemelues dhe shef ekzekutiv i “Blendid”, një kompani kjo e re ushqimore.

Në restorantin e tij klientët mund t’i bëjnë porositë nga një aplikacion në telefonat e tyre dhe ta përmirësojnë porosinë nëse duan ndonjë gjë shtesë.

E nëpunësit e “Blendid” një apo dy herë në ditë i mbushin rezervat ushqimore për kolegët e tyre robotë.

Nisur nga vjeshta, zinxhiri i restoranteve “White Castle” do ta testojë punën e një dore robotike që mund të gatuajë hamburgerë, të skuqë patate dhe të përgatisë ushqime të tjera të shpejta.

E roboti i quajtur Flippy do të jetë ai që do t’i kryejë të gjitha porositë. Flippy aktualisht kushton 30 mijë dollarë, me një kosto mujore shërbimi prej 1 mijë e 500 dollarësh.