Lëmsh

Itali, protestë e “nuseve” ndaj ndalesave për dasma

Itali, protestë e “nuseve” ndaj ndalesave për dasma
Foto: AP

Një shoqatë italiane e dasmave ka organizuar një manifestim të pazakontë të martën, me ç’rast 15 vajza të veshura me fustane nusërie kanë parakaluar rrugëve në shenjë proteste ndaj masave kufizuese për dasmat, të zbatuara shkaku i koronavirusit.

Një protestë e tillë është mbajtur pasi shoqata e dasmave - AIRB – ka bërë të ditur se humbjet në sektorin e organizimit të dasmave kanë arritur në 80 për qind, si rrjedhojë e kufizimeve të zbatuara për frenimin e përhapjes së virusit, raporton KOHA.