Lëmsh

Arktiku siberian regjistron rekord nxehtësie

Arktiku siberian regjistron rekord nxehtësie

Moskë, 8 korrik – Rajoni i Arktikut siberian në Rusi shënoi temperatura rekord nxehtësie në qershor, raportoi Programi i BE-së për Monitorimin e Klimës.

“Temperaturat më të nxehta u regjistruan në Siberinë Lindore, ku temperatura maksimale në Arktik u vlerësua në 37 gradë Celsius më 20 qershor”, tha Shërbimi “Copernicus” për Ndryshimin e Klimës, në një deklaratë.