Kuriozitet

Të ngjitur që në lindje, vdesin binjakët më të vjetër në botë

Descriptive Text

Binjakët më të vjetër në moshë të lindur të ngjitur, Ronnie dhe Donnie Gaylon, kanë ndërruar jetën në moshën 68-vjeçare në qytezën e tyre në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Shqip.

Ronnie dhe Donnie lindën më 28 tetor të vitit 1951, nga prindërit Eileen dhe Wesley, të cilit nuk prisnin të lindnin binjakë, e aq më pak të ngjitur.

Edhe pse të bashkuar, ata ishin të shëndetshëm, por iu desh të shpenzonin dy vitet e para të jetës në spital.

Kur doktorët i thanë se nëse do të operoshin nuk dihej nëse të dy djemtë do t’i mbijetonin operimit, prindërit e tyre refuzuan menjëherë që djemtë t’i nënshtroheshin një ndërhyrje kirurgjikale.

Për 68 vite dy vëllezërit jetuan të bashkuar duke ndarë disa prej organeve në të njëjtin trup. Secili kishte zemrën, stomakun dhe gjymtyrët e tij.

Dy vëllezërit kanë marrë pjesë në numra të ndryshëm në cirk.

{gallery}