Lëmsh

Pasaniku nga India zbulon maskën e veçantë nga ari

Pasaniku nga India zbulon maskën e veçantë nga ari
Foto: AFP

Një qytetar i pasur nga India ka paguar 4000 dollarë për një maskë të artë të fytyrës për t’u mbrojtur nga koronavirusi, njofton agjencia AFP.

Maska peshon 60 gramë dhe i është dashur punëtorëve tetë ditë për ta bërë atë, ka njoftuar biznesmeni Shankar Kurhade, nga qyteti perëndimor i Indisë, Pune.