Lëmsh

Hapet hoteli i parë në botë i larë me flori 24 karatësh

Hapet hoteli i parë në botë i larë me flori 24 karatësh

Një hotel që pretendon se është i pari në botë i larë me flori, është hapur në kryeqytetin vietnamez, Hanoi.

Gjithçka, që nga tualetet e deri te vaskat, nga lugët e pirunët e deri tek dushet, në hotelin “Dolce Hanoi Golden Lake”, është e larë me flori 24 karatësh. Ka madje edhe një pishinë të larë në flori që ofron një fushëpamje nga qyteti. Por, siç transmeton Shqip, mysafirët duhet të nxjerrin nga xhepat 250 ose më shumë dollarë për një nga 260 dhomat në hotelin me 25 kate në Hanoi, ku edhe vaktet mund të jenë të përziera me pluhur ari.