NASA ofron 35 mijë dollarë shpërblim për dizajn të tualetit për Hënë
Agjencia hapësinore NASA ka caktuar një detyrë ambicioze për t’i dërguar astronautët sërish në Hënë në vitin 2024, dhe natyrisht, ekuipazhi do të ketë nevojë për tualet gjatë misionit.
NASA do të adaptojë dizajnin e tualetit në anijen ‘Artemis’ që do të zbresë në Hënë, andaj duhet të funksionojë edhe në zero gravitet të hapësirës, por edhe gjersa është në Hënë, ku graviteti është për gjashtë herë më i vogël sesa në Tokë. Këto janë ndihmesat e paraqitura për dizajnuesit nga ana e NASA-s dhe HeroX, dhe të cilët kanë bërë thirrje të hapur për këdo nëse gjen zgjidhje për këtë problem, shkruan CNN, transmeton KOHA.
Tualetet gjithashtu duhet të ruajnë ujin dhe të “mirëmbajnë mjedis të pastër përbrenda, i cili duhet të jetë pa erëra dhe kontaminues tjerë”.
“Pika bonusi do t’i jepen dizajnit i cili do të bëjë të mundshëm vjelljen pa pasur nevojë që anëtarët e ekuipazhit të fusin kokën në guacë”, u tha në udhërrëfyes.
Çmimi kryesor për dizajnin është 20,000 dollarë, ndërsa vendi i dyte dhe i treti do të marrin nga 10,000 dhe 5,000 dollarë.