Disa pamje të rralla vijnë së fundmi nga një fis që jeton mes varrezave dhe përdor trupat e të vdekurve si tempuj.
Aghori janë një nga kultet më të frikshëm dhe më intrigues në Indi, anëtarët e të cilëve njihen për kërkimin e pamëshirshëm drejt ‘ndriçimit shpirtëror’.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografi Jan Skwara, nga Pruszkow, Poloni, po udhëtonte në Varanasi, Indi, kur hasi në fisin Aghori dhe dokumentoi ekzistencën e tyre të mistershme, transmeton Shqip.
Një nga imazhet e tij të tmerrshme tregon një burrë me kokën e hedhur prapa dhe duart e ngritura, teksa pi një lëng nga goja e një kafke të vërtetë njerëzore.
Në një tjetër foto shihet një anëtar i fisit i ulur me një kafkë të kuqe të vendosur sipër kokës, teksa fytyrën e ka të mbuluar me një pluhur të bardhë të çuditshëm.