Kuriozitet

Pentagoni publikon zyrtarisht tri video me UFO

Pentagoni ka lëshuar zyrtarisht tri video të deklasifikuara, në të cilat shihen “dukuri të pashpjegueshme ajrore”, që më parë ishin transmetuar prej një kompanie private.

Videot shfaqin ato që duken si objekte të paidentifikuara ajrore, duke lëvizur me shpejtësi, të kapura nga kamerat infra të kuqe.

Zyrtarë të Pentagonit kanë thënë se videot janë shpërndarë në mënyrë që të ‘’mos ketë keqkuptime’’ prej qytetarëve, raporton CNN, transmeton KOHA.

“’Pas një rishikimi, Departamenti ka vendosur se shpërndarja e autorizuar e këtyre xhirimeve të deklasifikuara nuk tregon ndonjë pamje të ndjeshme dhe nuk imponon ndonjë hetim të mëvonshëm të depërtimeve në hapësirën ajrore nga fenomene ajrore të paidentifikuara”, shkruan në deklaratë.

Këto video kanë qenë duke qarkulluar në publik pas disa rrjedhjeve nga Pentagoni në vitin 2007 dhe 2017 dhe këto fenomene ajrore në video xhirim mbetën ende të karakterizuara sikur të ‘’paidentifikuara

Këto tri video xhirime tregojnë se çka kanë parë pilotët gjatë fluturimeve sërvitorr në vitin 2004 dhe 2015. Dy video xhirime janë publikuar nga ‘’Neë York Times’’ në vitin 2017 e tjetra nga organizata ‘’To the stars Academy of Arts and Science group’’.