Kuriozitet

E moshuara humb jetën nga COVID-19, infermierja i grabit unazën me diamant dhe kartën e kreditit

Një infermiere 29 vjeçe që po kujdesej për një të moshuare, e cila humbi jetën nga COVID-19, i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit. Elizabeth Daniel, i shërbente Barbara Gust 86 vjeçe nga Koldorado SHBA. e cila prej disa ditësh ishte e diagnostikuar me koronavirus.

Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth dyshohet se i ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.

Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë rikthyer familjarëve të viktimës.