Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një 68-vjeçare në Nigeri lind binjakë

Një nënë nigeriane në moshën 68-vjeçare ka lindur binjakë, një djalë dhe një vajzë.

Margaret Adenuga ka pasur tri procedura të fertilizimit ‘in vitro’, para kësaj lindje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkëshorti i saj Noah Adenuga, 77-vjeçar ka thënë për CNN, që ata janë martuar në vitin 1974 dhe dëshira për të pasur një fëmijë është e kamotshme. Ai gjithashtu tha se ata nuk janë dorëzuar asnjëherë, as pas përpjekjeve të dështuara.

‘’Unë jam një ëndërrimtar, dhe kam qenë i bindur që kjo ëndërr e jona do të realizohet’’, tha ai.

Fëmijët janë lindur pak para kohe, kur Margaret ka qenë 37-javëshe dhe me operacion cezarian, të martën e kaluar mirëpo spitali ‘’The Lagos University Teaching Hospital’’ e ka bërë publike këtë tani, në mënyrë që nëna të ketë kohë të rikuperohet, transmeton Koha.