Lëmsh

Pacienti luftonte me jetën nga koronavirusi, qeni arratiset nga shtëpia dhe i shkon në spital

Pacienti luftonte me jetën nga koronavirusi, qeni arratiset nga shtëpia dhe i shkon në spital
 

Ndërsa pronari i infektuar me koronavirusin Covid-19 po luftonte me jetën në departamentin e kujdesit intensiv në spitalin Cisanello në Pisa, qeni i tij Stella e cila ndodhej në shtëpi arriti të ndjente diçka.

E trishtuar ajo po priste me padurim ardhjen e pronarit në shtëpi, por kjo gjë nuk po ndodhte, kështu arriti të dilte nga shtëpia dhe filloi ta kërkonte atë.