Ndërsa pronari i infektuar me koronavirusin Covid-19 po luftonte me jetën në departamentin e kujdesit intensiv në spitalin Cisanello në Pisa, qeni i tij Stella e cila ndodhej në shtëpi arriti të ndjente diçka.
E trishtuar ajo po priste me padurim ardhjen e pronarit në shtëpi, por kjo gjë nuk po ndodhte, kështu arriti të dilte nga shtëpia dhe filloi ta kërkonte atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDikush ka raportuar se e ka parë duke ecur në një drejtim sikur kishte një busull sekrete me vetë që e udhëzonte atë në një vend që nuk e kishte parë më parë.
Për të nuk ishte një ecje e zakonshme, e gëzuar dhe e pakujdesshme, por një shëtitje e gjatë e plot gracka dhe zgjati orë e orë të tëra. Mjaft për të merakosur të afërmit e pronarit të qenit, të cilët filluan ta kërkonin kudo.
Pastaj e gjetën atë, dy hapa larg spitalit, ku ndodhej pronari i saj me koronavirus. Ata nuk mund të shpjegojnë se si Stella arriti aty vetëm dhe pa e shoqëruar askush. Ata filluan të bisedonin me të sikur të ishte një njeri. Stellës iu komunikua se pronari i saj i dashur kishte ndërruar jetë.
Stella u adoptua nga një i afërm i pronarit. Tani ajo ka një shtëpi të re dhe mbi të gjitha shumë dashuri dhe një familje të re.