Vendosja e maskave nuk janë të detyrueshme kudo, por rregullat strikte për veshjen e tyre janë të detyrueshme në Republikën e Çekisë, madhe edhe për nudistët, shkruan CNN.
Vendet evropiane kanë nisur të relaksohen nga rregullat e imponuara për shkak të koronavirusit, por policia, derisa u thoshte njerëzve se është në rregull të qëndrojnë nudo në vendet ku është e lejueshme, porse ata duhet të vendosin maskën në gojë, transmeton KOHA.
“Fatkeqësisht, shumë prej qytetarëve që po bënin plazh ishin mbledhur në grupe të mëdha, dhe disa prej tyre nuk bartnin maska”, thuhet në një deklaratë të policisë. “pas mbërritjes së policisë, të gjithë u pajtuan të respektojnë rregulloren e qeverisë që mburojat e fytyrës janë të detyrueshme jashtë shtëpisë”.
Tutje policia ka shtuar se, “qytetarët lejohen të jenë të zhveshur në lokacione të caktuara, por ata sërish duhet ta mbulojnë gojën dhe u lejohet të mblidhen në numër të caktuar”.
Një patrollë policore kishte gjetur se në një vend ku ishin mbledhur rreth 150 persona, vetëm gjysma e tyre kishin vendosur maska.
-
Rregulli për “mbulimin e gojës” nuk do të prezantohet në futbollin evropian
-
Vala e të nxehtit në Evropë po zhvendoset nga lindja
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
-
Pse maskat te lojtarët po bëhen më të shpeshta?
-
Evropa shqyrton propozime për vendosjen e tarifave në Ngushticën e Hormuzit