Kuriozitet

Trajtim special për kafshët në Kili

Pashkët nuk janë një datë e rëndësishme vetëm për fëmijët, por edhe për kafshët që jetojnë në një kopsht zoologjik në Santiago të Kilit.

Kafshët e kopshtit zoologjik të Buinit filluan festimet e tyre të Pashkëve që nga e enjtja.

Kjo ngase kujdestarët ua bënë atyre disa trajtime speciale, ani pse kopshti zoologjik mbetet i mbyllur për shkak të krizës së koronavirusit.

“Mendoj se njerëzimi po kalon kohë shumë të vështira sot, dhe për këtë arsye nuk kemi pse t’i humbasim traditat tona. Pas një ankthi të gjatë, Dita e Pashkëve do të vijë gjithmonë kur ne e shohim botën në një mënyrë tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk kemi dashur të ndalemi së kryeri këtë aktivitet, aq atraktiv, aq të këndshëm për kafshët tona, si një mënyrë për të vazhduar jetën”, ka thënë Ignacia Idgalsoaga.

Orangutangët, lemurët dhe rinoqerontët festuan duke ngrënë vezë shumëngjyrëshe të mbushura me fruta ose mish – me gjithë pandeminë.

Sipas kujdestarëve, këto lloj aktivitetesh i ndihmojnë kafshët që të jenë aktive.