Kuriozitet

Zyrtari i Boltonit përfundon maratonën në dhomën e ndejës

Descriptive Text

Teksa izolimi nga koronavirusi vazhdon, shefi i marketingut në klubin e futbollit në Angli Bolton Wanderers, Paul Holliday ka marrë masa të reja pasi plani i tij për vrapimin e disa maratonave për çështje humanitare dështoi.

Zgjidhja e tij? Vrapimi i një maratone 42 kilometërshe në dhomën e ndejës.

Holliday ka publikuar përpjekjet e tij në një video direkte në rrjete sociale. Ai vrapoi plot 4500 xhiro.

“Më duhet të tregoj se pas xhirove të para, madhësia e detyrës para meje më bëri të ndihem i tmerruar”, ka pranuar ai për BBC-në. Por sapo arrita kalibrin tim nuk kisha fare dyshime”.

Holliday, që ka një vajzë me sindromën Down, kishte planifikuar të vraponte tri maratona këtë vit për të mbledhur para për organizatën bamirëse bashkë me gruan e tij dhe miqtë, në përkrahje të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Maratonën në shtëpi ai e përfundoi për katër orë e 38 minuta.