Lëmsh

Sopranoja e karantinuar në Barcelonë i bën fqinjët e saj të qajnë duke kënduar nga ballkoni

Sopranoja e karantinuar në Barcelonë i bën fqinjët e saj të qajnë duke kënduar nga ballkoni

Në kohën kur me mijëra banorë të Barcelonës janë futur në vetëkarantinë si pasojë e përhapjes së koronavirusit, një soprano vendosi t’i gëzojë shpirtrat e ngujuar me këngë nga dritarja e apartamentit të saj.

Në videon (që mund ta shihni më poshtë), dëgjohet sopranoja 56-vjeçare Begona Alberdi, me një interpretim mahnitës të aries së famshme të Puccinit, “O mio babbino caro”, në një përpjekje për të mbushur me gëzim fqinjët e saj të vetizoluar pas shpërthimit të koronavirusit.