Presidentja e Zvicrës fton 60-vjeçaret të festojnë bashkë ditëlindjen Simonetta Sommaruga

Presidentja e Zvicrës fton 60-vjeçaret të festojnë bashkë ditëlindjen

27 February 2020 09:43

Gjenevë, 27 shkurt - Presidentja zvicerane, Simonetta Sommaruga, tha se do ta festojë ditëlindjen e saj të ardhshme në shoqëri të të gjithë zviceranëve, të cilët, si edhe ajo, do të mbushin 60 vjeç më 14 maj 2020.

“Mezi e pres regjistrimin tuaj për festën time të ditëlindjes”, shkroi në Twitter ajo.

Zviceranëve të interesuar u kërkohet të regjistrohen përmes një formulari dhe të bashkëngjisin një kopje ose foto të kartës së identitetit apo të pasaportës së tyre.

Autoritetet federale saktësuan se përvjetori do të festohet pranë kryeqytetit, Bernë, dhe se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, 8 492 persona janë lindur në Zvicër në maj 1960, që do të thotë se numri mesatar i të lindurve më 14 maj 1960 është 290/AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme