Mesazhi në shishe lundron...për tetë vjet

Mesazhi në shishe lundron...për tetë vjet

27 February 2020 09:42

Gjermani, 27 shkurt - Gjatë pushimeve në një ishull në Detin e Veriut, një vajzë gjermane hodhi në det një mesazh në shishe.

Mesazhi u gjet tetë vjet më pas dhe, falë formave të reja të komunikimit, edhe vajza.

“Sot është 12 prill 2012. Shpresoj shumë që kjo shishe të mbërrijë dikur diku”, shkruhej në mesazh, fotoja e të cilit u botua në Facebook nga një banor i ishullit të Langeoog, që edhe e gjeti.

Ai është nënshkruar nga Paola, që e ka prezantuar veten si një 13-vjeçare nga qyteti i Freiburgut, në Gjermani.

Fotoja u shpërnda 400 000 herë dhe më së fundi arriti vetë Paolan.

Vetë shishja nuk duket se ka udhëtuar shumë larg, Paola e lëshoi atë në të njëjtin ishull, ku edhe u gjet, në Langeoog/DPA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme