Kuriozitet

21-vjeçari zgjidh rubikun nën ujë

Një ekspert i zgjidhjes së rubikut nga Singapori e ka shënuar edhe një rekord botëror. Ai e ka zgjidhur rubikun për 9.29 sekonda derisa ishte nën ujë.

Daryl Tah Hong An, 21-vjeçar, u zhyt plotësisht në një pishinë kur zgjidhi kubin e rubikut me 3 sipërfaqe, ndërsa kjo ishte hera e parë që dikush bëri një gjë të tillë.

21-vjeçari ka edhe rekorde të tjera si zgjidhja e rubikut me kokë poshtë, zgjidhja e dy rubikëve në të njëjtën kohë, zgjidhja e rubikut në hoverboard e të tjera.

Ndiqni momentin që pasi u verifikua nga ekipi i Guinessit, u shndërrua në rekord.