Të flasësh me veten është një dukuri normale

Të flasësh me veten është një dukuri normale

18 February 2020 13:44

Njerëzit mund të mendojnë vizualisht dhe verbalisht, dhe asnjëra mënyrë nuk është "më e qëlluar" se tjetra.

Monologu juaj i brendshëm mund të duket si një bisedë që e bëni me zë, dhe mund të jetë një formë më abstrakte e të shprehurit, shkruan vice.com.

Shumë çështje të jetës shpesh janë çështje perceptimi. A është qielli që e shikojmë për të gjithë me nuancën e njëjtë të së kaltrës siç na duket neve? A janë jetët e njerëzve me të cilat jemi të rrethuar po aq të përmbushura dhe komplekse sa të tonat? Këto janë pyetje të thella që nuk kanë përgjigje definitive, pasi që jemi të mbyllur thellë në kokat tona. Mënyra se si i artikulojmë këto mendime të thella mund të ndryshojë nga personi në person, transmeton Koha.net.

Tek disa njerëz, mendimet e brendshme e marrin formën e gjuhës, ndërsa tek të tjerët dominojnë shenjat joverbale. Mënyra se si i përjetoni monologët e brendshëm të heronjve të TV-së ose personazheve të librave varet nga fakti nëse po i drejtoni ju ato. Ekspertët pajtohen që jo të gjithë njerëzit përjetojnë monologë të brendshëm. Psikologu Russell T. Hurlburt shkroi në Psychology Today se monologu i brendshëm është një "fenomen i fuqishëm", por jo universal.

"Jam i bindur se ekzistojnë dallime individuale. Disa njerëz flasin shumë me veten, ndërsa disa njerëz kurrë ose vetëm ndonjëherë", thotë Hurlburt.

Shumica e njerëzve ecin në vijën midis të menduarit verbal dhe vizual, ku këto dy lloje mendimesh shpesh bashkohen në të njëjtën rrjedhë. Studiuesit nga Departamenti i Psikologjisë në Harvard kanë zbuluar se të menduarit vizual e stimulon një sasi të caktuar mendimesh verbale dhe anasjelltas. Gjithashtu, ata zbuluan se mendimet në formën e fjalive lidhen më së shumti me të ardhmen, ndërsa mendimet në formë fotografie kanë më shumë lidhje me momentin e tanishëm.

Është interesante që njerëzit as nuk e konsiderojnë mënyrën tjetër të të menduarit përveç mënyrën e tyre. Mund të duket se njerëzit që fitojnë duke shkruar - mendojnë me fjalë, por kjo nuk është kështu domosdo.

Hulumtuesit pajtohen që nuk ekziston ndonjë mënyrë më superiore dhe më e mirë e të menduarit. Por fakti që të gjithë mund të jetojmë krejtësisht ndryshe brenda kokës sonë është shumë interesant, pa marrë parasysh se në ç’mënyrë mendoni për këtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme