Kuriozitet

Gazetarja ruse qesh me lot kur lexon lajmin për rritjen e pensioneve

Descriptive Text

Një prezantuese e televizionit shtetëror rus “ndezi” internetin pasi u shfaq duke qeshur, teksa po përpiqej të informonte shikuesit në lidhje me rritjen e re të pensioneve që qeveria kishte bërë kundrejt njerëzve me nevoja sociale

Bëhej fjalë për një përfitim prej gati 21 eurosh. Duke lexuar mbi përfitimet prezantuesja e televizionit shtetëror rus nuk mbajti dot të qeshurën.

Raportimi i gazetares nuk ishte live dhe pritet që të ketë masa ndëshkuese për personat që e nxorrën videon.