Mijëra njerëz janë mbledhur të shtunën në “Festivalin e të zhveshurve” në prefekturën e Okayamas në një ishull në Japoni.
Ngjarja quhet “Hadaka Matsuri” në japonisht dhe mbahet çdo vit në të dielën e tretë të shkurtit, në tempullin Saidaji, 30 minuta vozitje me tren larg nga qyteti i Okayamas.
Por, 10,000 meshkujt pjesëmarrës nuk janë të zhveshur aq sa emri i festivalit sugjeron, transmeton CNN.
Festivali i cili feston për të korrat e frytshme, mirëqenien dhe pjellorinë, fillon rreth orës 3:20 të pasdites me ngjarje të ndara për djemtë e ti, për nxitjen e interesit te gjeneratat e reja.
“Ne shpresojmë që ata do të jenë në gjendje ta mbajnë traditën gjallë në të ardhmen”, i ka thënë CNN-it, Mieko Itano zëdhënës nga sektori i turizmit në Okayama.
Në mbrëmje, burrat kalojnë një ose dy orë duke u vrapuar rreth tempullit për t’u përgatitur për motin e ftohtë, para se të futen në ndërtesën e tempullit, transmeton Koha.net.
Kur dritat ikin, në orën 10 prifti hedh në turmë nga një dritare 100 grumbuj pipa të pemëve dhe dy shkopinj me fat “shingi” .
Këtu fillon tollovia.
10, 000 burrat të ngjitur me njëri tjetrin mundohen t’i marrin grumbujt e pipave ose shkopinjtë. Kushdo që i merr, sipas legjendës i garantohet një vit me fat. E gjithë ngjarja zgjat rreth 30 minuta.