Kuriozitet

“SpaceX” teston me sukses sistemin e daljes emergjente nga anija kozmike

 Kompania hapësinore amerikane “SpaceX” ka testuar me sukses sistemin e daljes emergjente në anijen e re kozmike të pasagjerëve, duke i hapur rrugë fluturimit të astronautëve në orbitë.

“SpaceX” njoftoi se kompania lëshoi kabinën Crew Dragon nga qendra hapësinore “John F. Kennedy” në Cape Canaveral të Floridas.

Raketa “Falcon 9”, ku u lëshua kabina, u shkatërrua qëllimisht për të testuar sistemin e daljes emergjente që do t’u mundësojë astronautëve në mënyrë të sigurt të dalin nga anija në një rast emergjent në kohën e nisjes.

Pas testimit të suksesshëm, siç transmeton AA, kabina Crew Dragon ra në zonën e planifikuar në Oqeanin Atlantik.

“SpaceX” vitin e kaluar ka përfunduar me sukses shumë teste të rëndësishme për të filluar fluturimin e astronautëve dhe testi i fundit konsiderohej pengesa e fundit kryesore.

Kompania hapësinore amerikane ende nuk ka njoftuar se kur do të fillojë fluturimet me astronautët, por pritet të fillojë diku në gjysmë e parë të këtij viti.