Kuriozitet

Njihuni me burrin më të shkurtër në botë

Më 14 nëntor 1992, në qytetin e Pokharas në Nepal, jetët e Roop Bahadur dhe Dhan Mayas ndërruan përgjithmonë. Roop kishte sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit.

Sot i biri i tyre, Khagendra Thapa Magar është burri më i shkurtër në botë.

Ai ishte tejet i vogël edhe kur kishte lindur, më i vogël se çdo foshnje tjetër.

“Ai ishte aq i vogël kur u lind saqë mund ta vendosje në pëllëmbë të dorës dhe ishte shumë e vështirë ta lash sepse ishte tejet i vogël”, ka thënë babai i Khagendras, Dhani për faqen zyrtare të Librit të Rekordeve “Guiness”, transmeton Koha.net.

Edhe pse prindërit kishin shqetësime për shëndetin e tij, Khagendra u rrit dhe nisi të forcohej. Por shpejt u kuptua se ai nuk do të ishte person i gjatë – në fakt u kuptua se do të mbetej tejet i shkurtër në krahasim me të tjerët në gjeneratën e tij.

Në shkurt të 2010-s, në moshën 17-vjeçare, Khagendra udhëtoi drejt Romës në Itali për t’u matur për të arritur që të hynte në Librin e Rekordeve.

Në atë kohë në “Lo Show dei Record” u konfirmua se Khagendra ishte i gjatë vetëm 65.58 centimetra. Mori titullin e adoleshentit më të shkurtër në botë. Teksa afrohej tetori, ishte e qartë që Khagendra po shkonte rrugës që të bëhej burri më i shkurtër në botë, pasi rekordi atë kohë mbahej nga Edward Nino Hernandez nga Kolumbia me gjatësi 70.21 centimetra.

Në ditën kur mbushi 18 vjet, Khagendra u mat sërish, këtë herë në një spital në Nepal dhe iu konfirmua titulli i tij i ri.

Në këtë matje zyrtare, ai ishte i gjatë 67.08 centimetra. Ai po ashtu peshonte rreth 6 kilogramë.

Sot, Khagendra jeton me prindërit e tij dhe i pëlqen të kalojë kohën në dyqanin e familjes – duke bërë muzikë – e duke ngarë motoçikletën e vëllait.

Ai ka mbajtur rekordin e burrit më të shkurtër në botë për nëntë vjet dhe rekordi i shkurtër për adoleshentin më të shkurtër i Khagendras akoma nuk është thyer.

Gjatë jetës së tij si burri më i shkurtër në botë, Khagendras iu dha rasti të takohej edhe me gruan më të shkurtër në botë, Jyoti Amge nga India që është e gjatë vetëm 62.8 centimetra.

Historia e titullit të burrit më të shkurtër në botë

Khagendra – Nepal, 14 tetor 1992 – 67.08cm

Chandra Bahadur Dangi – Nepal, 30 nëntor 1939–3 shtator 2015 – 54.6cm. Dangi njihet si burri më i shkurtër ndonjëherë

Junrey Balawing – Filipine, 12 qershor 1993 – 59.93 centimetra – Junrey mbante titullin e burrit më të shkurtër deri kur u mat Chandra më 2012. Në atë kohë u ndanë edhe nëpër kategori për shkak se Junrey ishte i shkurtër për shkak të një sëmundjeje të eshtrave e që çoi në ndarjen e kategorive.

He Pingping – Kinë, 1988–13 mars 2010) – 74.61cm