Një familje në Florida të Amerikës, raportoi në polici fqinjin e tij. I tha se brenda shtëpisë së tij, po dëgjohet një zë që realisht po kërkonte ndihmë.
Ata i thanë policisë se është një zë gruaje që po ulërinë “Më lini të dalë”.
Nuk shkoi gjatë dhe policia amerikane shkoi në vendin e ngjarjes, transmeton Koha.net. Jashtë shtëpisë, ishte pronari që po rregullonte veturën. Ai punon si mekanik.
Por krejt kjo ngjarje u kthye në humor kur pas marrjes në pyetje, doli të jetë se ishte papagalli i pronarit i cili po kërkonte ndihmë.
Kamera e shtëpisë ka incizuar momentin kur dëgjohet edhe zëri i papagallit dhe më pas, qeshjet e policëve.
Pronari u tha policëve “tash po ua sjellë zhurmëbërësin”, derisa doli nga oborri i shtëpisë me papagall në dorë.
40 vjeçari tregoi më pas se mban papagallin qysh kur ishte fëmijë.
{gallery}