Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

20-vjeçarja mund të dënohet pasi futin majmunin në kutinë e birrave

Një grua në Teksas e pranoi se kishte kryer kontrabandë, duke futur një majmun nga Meksika nëpërmjet një kutie të birrave, shkroi “Upi” të dielën.

20-vjeçarja Savannah Nicole Valdez, ishte arrestuar më 21 mars pasi iu gjet majmuni i llojit “spider” në kutinë e birrave, derisa po policia po kryente kontrollin. Ajo kishte refuzuar në kufi që t'iu nënshtrohej urdhrave, duke u larguar me veturë, gjersa më pas është arrestuar.

Ajo po akuzohet për kontrabandim me kafshë të egra. Sipas zyrtarëve, majmuni është dërguar në një strehë kafshësh në Florida dhe po mbahet i sigurt. 20-vjeçarja mund të dënohet me 20 vjet burgim apo gjobë prej 250 mijë dollarëve.

“Kontrabandimi i specieve të rrezikuara për përfitime komerciale është një krim i rëndë kundër burimeve të natyrës”, deklaroi Craig Larrabee, hetues në San Antonio të Teksasit.