Britanikët po mbesin pa shoqëri Foto: Screenshot / YouTube

Britanikët po mbesin pa shoqëri

17 December 2019 21:53

Një britanik që shpërndau një video për të treguar se nuk kishte asnjë shok, ka mbetur i mahnitur me përhapjen e kësaj videoje.

Shefi i një kompanie, Mark Gaisford, postoi videon në rrjetin social LinkedIn gjatë muajit nëntor.

Deri më tani videoja ka arritur një milion shikime dhe është shpërndarë 30 mijë herë.

Në këtë video, britaniku Gaisford ka folur për vetminë dhe vështirësitë për të njohur njerëz të rinj.

52-vjeçari mori vëmendje të madhe saqë gazeta britanike “The Mail” publikoi një opinion të tij në të cilin shkroi se bashkëshortja punon edhe në fundjavë ndërsa fëmijët para shumë kohësh janë larguar nga shtëpia, transmeton emisioni “Reciklim” i KTV-së.

Për ta dëshmuar vetminë dhe vështirësinë për të gjetur shokë, ai bleu dy bileta për një ndeshje të ragbit, mirëpo nuk mund të gjente askënd për të shkuar në stadium. Kështu, vendosi që ndeshjen ta shikonte në televizor.

Në një hulumtim të publikuar, thuhet se 28 për qind e britanikëve pohojnë se nuk kanë shokë të ngushtë. 15 për qind e tyre kanë thënë se nuk kanë shokë ndërsa tetë për qind pohuan se nuk kanë as edhe një shok.

Në muajin nëntor, një studim danez tregoi se pacientët që kanë probleme me zemër, janë në rrezik të madh që të vdesin brenda një viti nëse janë të vetmuar ose ndihen të vetmuar.

E studimet e mëparshme kanë treguar se gratë kanë një rrjet më të gjerë shoqëror sesa burrat.

Kjo do të thotë se në rast të ndarjes, shkurorëzimit apo vdekjes së partnerit, burrat janë më të rrezikuar nga vetmia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme