Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ndahen me sukses binjakët e lindur në një trup

Një nënë peruane e binjakëve sivjet po feston një mrekulli Krishtlindjesh pasi bebet e saj për herë të parë janë kthyer në shtëpi, pas operacionit të suksesshëm për ndarjen e tyre.

Bebet, Edgari dhe Dominiku, kanë lindur me procedurë cezariane gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Ata u kthyen në shtëpi më shtatë dhjetor të këtij viti pasi në muajin shtator në një operacion që zgjati 18 orë, mjekët ia dolën që me sukses të ndanin binjakët e lindur në një trup.

Raste të tilla, të njohura si binjakët parazitarë, kur binjakët janë të ngjitur nga pjesa e poshtme e trupit, janë shumë të rralla dhe ndodhin një në 200 mijë lindje.

Doktori Luis Apaza, falënderoi ekipin e tij që ia doli të kryente me sukses këtë operacion.

Edhe Binjakët e bashkuar ndahen me ndihmën e realitetit virtual Botë Binjakët e bashkuar ndahen me ndihmën e realitetit virtual

“Është sukses dhe mrekulli, por reflekton edhe punën e ekipit. Ajo që nuk ka çmim është buzëqeshja dhe lumturia e prindërve që u bashkuan me fëmijët e tyre”, ka thënë Apaza, transmeton emisioni “Reciklim” i KTV-së.

Në operacion morën pjesë më shumë se 40 specialistë, përfshirë kirurgë pediatrik, radiolog, anesteziologë dhe urologë.

Në pjesën e parë të operacionit binjakët është dashur të ndahen.

Doktorët i kushtuan rëndësi të madhe rrjedhës së nervit në trupat e bebeve, me qëllim që ata të mos humbnin lëvizjen e këmbëve.

Ata thanë se pjesa më e vështirë ishte ndarja e trakteve urinare e të tretjes, dhe ijëve.

Pjesa e dytë përfshinte operacionin e rikonstruktimit. Doktorët kanë parashikuar se binjakët me shumë gjasë do u duhen operacione shtesë, por kur të rriten.

E për nënën Xiomara Morales kjo nuk ka aspak rëndësi kur e sheh që fëmijët i janë kthyer në shtëpi.

“Është mrekulli krishtlindjesh. Krishtlindjet e vitit të kaluar i përjetova e shtrirë në spital dhe nuk i kisha afër fëmijët. Tani do të jem me familjen time dhe ata janë si një dhuratë për mua”, ka thënë Morales.

Edhe Kryhet një operacion i rrallë në Izrael, ndahen dy binjakë të ngjitur në kokë Kuriozitet Kryhet një operacion i rrallë në Izrael, ndahen dy binjakë të ngjitur në kokë

Në vitin 2013, doktorët në Peru me sukses ndanë binjakë tjerë.

Vlerësohet se 35 për qind e binjakëve të lindur në një trup, jetojnë vetëm një ditë.