Kryeministri britanik tregon për mëkatin më të keq që ka bërë në jetë Foto: Reuters

Kryeministri britanik tregon për mëkatin më të keq që ka bërë në jetë

08 December 2019 11:40

Kryeministri britanik, Boris Johnson, të dielën ka thënë se gjëja më e keqe që ishte i përgatitur të pranonte ka qenë shkelja e ligjit duke ngarë biçikletën në trotuar.

Kur u pyet nga televizioni “Sky” se cila ishte gjëja më e keqe të cilën është i gatshëm të pranonte, Johnsoni fillimisht pyeti këshilltarët për sugjerime, para se të thoshte: “Mendoj, unë, e dini, unë ndoshta ndonjëherë, kur isha duke ngarë biçikletën çdo ditë, gjë që e bëja dikur, ndoshta ndonjëherë nuk i jam bindur ligjit për ngasje të biçikletës në trotuar”.

“Dua që të dini se sa shumë jam kundër personave që ngasin biçikletat në trotuar dhe mendoj se është gabim dhe ndihem keq për këtë. Por ndonjëherë mund të jem ngjitur në trotuar”, deklaroi kryeministri britanik, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse është nervoz për sondazhet, ai tha: “Natyrisht, po luftojmë për çdo votë. Mendoj se ky është një moment kritik për vendin tonë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme