Lëmsh

Në Spanjë vendoset pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve - 14 milionë euro

Në Spanjë vendoset pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve - 14 milionë euro

Në Marbella (Spanjë) është vendosur pema më e shtrenjtë dhe më ekstravagante e Krishtlindjes në botë. Ajo kushton plot 14 milionë euro dhe është krijuar nga stilisti britanik Debbie Wingham.

Diamante, kristale Swarovski, shumë ar dhe bizhuteri të tjera të çmuara, e bëjnë me të vërtetë të jashtëzakonshme. Vlera e saj shkon rreth 11,9 milionë paund, pak më pak se 14 milionë euro.