Kuriozitet

Trump “harron” Melaninë deri sa po ngjitej në helikopter

Donald Trump njihet për gafat dhe shakatë në daljet e tij publike. Teksa po ngjitej në helikopterin presidencial “Marine One”, Trump u kujtua se diçka i mungonte.

Duke ecur i qetë në fushën me bar dhe me çadër në dorë, Donald u kujtua se Melania nuk ndodhej me të dhe për këtë, u ndal për ta pritur. Menjëherë, u shfaq Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, e cila shoqëroi Trump drejt mjetit fluturues.

Nuk dihet nëse kjo skenë ishte rastësi, apo një tjetër detaj i mirëmenduar nga Trump, i cili shpesh gjendet në faqet e para të mediave për “gabime” të ngjashme.

{gallery}