Lëmsh

Tërmeti në Kobe që la të vdekur 6.434 njerëz, vuri standardet botërore të ndërtimit anti-tërmet

Tërmeti në Kobe që la të vdekur 6.434 njerëz, vuri standardet botërore të ndërtimit anti-tërmet

Tërmeti i madh në Hanshin, i cili shkatërroi qytetin e Kobes dhe rrethinat e tij në orët e para të mëngjesit të 17 janarit 1995 dhe mori jetën e 6.434 njerëzve, mund të duket si një kujtim i largët sot për shumë njerëz, por vendosi rregullat botërore të ndërtimeve moderne, duke fortifikuar ndërtesat, kollonat dhe themelet me tonelata çelik e hekur.

Japonia ka tanimë ndërtesat më të sigurta në botë dhe ka ringritur nga rrënojat jo vetëm qytetin e Kobes, por edhe kryeqytetin e Tokios, dhe Osakan, duke ndjekur rregulla të hekurta anti-sizmike. Ekspertët janë të bindur se nëse nuk do të kishte patur një moment reflektimi, japonezët do të shkonin drejt zhdukjes.