Zbulimi i pabesueshëm, skelete mamuthësh në kurthe njerëzish

Zbulimi i pabesueshëm, skelete mamuthësh në kurthe njerëzish

08 November 2019 11:36

Të paktën 14 skelete mamuthësh janë zbuluar në Meksikë, të ngecur në kurthe që kanë qenë ndërtuar nga njerëzit rreth 15 mijë vjet më parë.

Dy gropa në Tultepek të kryeqytetit të Meksikës janë kurthet e para që janë zbuluar, e që janë përdorur nga njerëzit e lashtësisë për të kapur mamuthë, transmeton TCH.

Gjahtarët e asaj kohe mund t’i kenë shtyrë mamuthët drejt kurtheve duke përdorur pishtarë ose degë pemësh.

Ky zbulim mund të ndryshojë kuptimin që kemi sot për mënyrën se si bënin gjueti njerëzit e lashtë edhe me kafshë të mëdha si mamuthët.

© KOHA. Të gjith të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme