Kuriozitet

Vajza e re bie në shinat e trenit duke parë celularin, shpëton mrekullisht

Mosheqja e syve nga ekrani i telefonit ndërsa treni po vjen mund të jetë një shpërqendrim i madh sa mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

Ky është mesazhi që shoqëron këtë video mbresëlënëse, të publikuar në rrjetet socialë të metrosë në Madrid për të rritur ndërgjegjësimin e pasagjerëve.

Në të shfaqet një vajzë e re e cila shkon drejt trenit por pa vënë re se rruga ka përfunduar dhe fatkeqësisht bie mbi shina.

Nëse drejtuesit i trenit nuk do të kishte arritur të frenonte në kohë vajza e re do të kishte përfunduar poshtë rrotave të tij. Fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë për të.

Shikoni videon KËTU.